Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

PO SHKËLQEN NË KAMPIONATIN TURK/ Sokol Cikalleshi vulos fitoren e Akhisarspor

Sokol Cikalleshi nuk ndalet më dhe pasi ka siguruar formacionin në radhët e skuadrës së Akhisarspor, po shënon rregullisht me të, duke vazhduar formën e mirë që shfaqi që me ndeshjet e Kombëtares, ku gjeti rrjetën në 2 ndeshje radhazi.

Tani atyre dy golave ndaj Francës dhe Islandës u ka shtuar edhe 2 të tjerë radhazi në kampionat, fillimisht ai shënoi ndaj Menemen të Selmanit me penallti.

Ndërsa sot, ai gjeti rrjetën në suksesin 3-1 ndaj Hatajaspor, ku sigurisht ishte përsëri titullar.

Cikalleshi shënoi golin e fundit të skuadrës së tij, në shtesën e takimit, pasi ndoqi me vëmendje një kundërsulm të ndërtuar nga ekipi i tij, duke çuar shifrat në 3-1.

Gol që i dha mundësinë të vuloste rezultatin e sfidës, i festuar me një karton të verdhë, pasi sulmuesi shqiptar hoqi fanellën për të festuar poshtë tribunës së tifozëve.

Me këtë sukses, skuadra e Cikalleshit i është bashkuar Umraniespor në kreun e renditjes me 10 pikë pas 5 javësh kampionat.

Related posts

STADIUMET SHQIPTARE SI “LUFTË”/ Tifozët godasin policinë dhe gjyqtarët (VIDEO)

Delo.autor

HYSAJ dhe ALBIOL zbulojnë talentin e fshehur, ja çfarë poston shqiptari (VIDEO)

Isa.Autor

Andrea Pirlo nderohet me çmim special

Q.Autor

Leave a Comment