Shqipëri Sport Të tjera

E TRISHTË/ Sporti shqiptar në zi, ndahet nga jeta në moshën 81-vjeçare basketbollisti…

Sporti shqiptar në zi. Ditën e hënë është njoftuar ndarja nga jeta e basketbollistit të njohur durrsak Petraq Jorgoni në moshën 81-vjeçare.

Jorgoni kaloi pjesën më të madhe të karrierë tek skuadra e Lokomotivës së Durrësit në vitet 1958-1968, ndërsa është aktivizuar dhe me Dinamos e Studentin.

Lajmi u bë i ditur nga faqja e Goga Basket në ‘Facebook’ duke i shprehur ngushëllime familjes së Petraq Jorgonit për ndarjen nga jeta të njeriut të tyre të shtrenjtë.

Postimi i ‘Goga Basket’

Me hidhërim mësuam se është ndarë nga jeta, në moshën 81 vjeçare, ish basketbollisti i Lokomotivës së Durrësit, Z. Petraq Jorgoni.
Taçi ka luajtur basketboll ne vitet 1958-1968 ku gjithashtu ka luajtur dhe me skuadrat e Dinamos dhe Studentit. Ai ishte një nga sportdashësit më të dashur të Akademisë.
I shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes për humbjen e tij.
Foto: skuadra Lokomotiva, numri 5.

Related posts

FIORENTINA ZHBLLOKON REZULTATIN/ Goli hapës i ndeshjes (VIDEO)

Isa.Autor

Një nga katër klubet që Ibrahimovic dëshiron të fitojë Champions-in

Delo.autor

TENSIONE TEK KUKËSI/ Skuadra nuk del në stërvitje për sfidën ndaj Teutës, ja arsyeja…

Delo.autor

Leave a Comment