Futboll Shqipëri Sport

SHQIPËRIA U-15/ Kosova fiton UEFA Develompment Tournament

Shqipëria U-15 e drejtuar nga trajneri Artan Dama është mposhtur ditën e sotme nga Kosova me rezultatin 0-1 në takimin e vlefshëm për UEFA Develompment Tournament!

Shqipëria U-15 duhej të fitonte për të siguruar vendin e parë, ndërkohë që Kosova luante për dy rezultate.

Loja fillon me të dy skuadrat që janë të kujdesshme dhe synojnë të përfitojnë nga gabimet e kundërshtarëve.

Kuqezinjtë e vegjël përtej një epërsie të vogël nuk arrijnë të ndryshojnë rezultatin dhe mbyllet 0-0.

Pjesa e dytë fillon me një Shqipëri më këmbëngulëse dhe një Kosovë që kërkon të menaxhojë rezultatin.

Në minutën e 54-të, Krasniqi shënon për Kosovën duke përfituar nga një shpërqendrim në mbrojtje. Rezultati nuk ndryshon deri në fund dhe përfundon 1-0, me Kosovën që janë dhe fituesit e turneut.

Related posts

ZBULON BISEDËN/ Hysaj: Ja çfarë i thashë Strakoshës pas përjashtimit

F.autor

Thuchel paralajmëron Buffonin: Konkurrencë e fortë në portë

Sadik.Autor

MAQEDONIA E VERIUT-KOSOVË/ Dy gola për 4 minuta, “dardanët” të pafat. Vendasit sërish në avantazh (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment