Futboll Premier League

Giroud: Refuzova Gjermaninë dhe Italinë, zgjodha Chelsean prej Contes

Sulmuesi francez, i transferuar nga Arsenal te Chelsea, ka marrë oferta edhe nga Italia dhe do të kishte qenë zëvendësi i Dzeko te Roma. Aventura e tij te Chelsea nisi me një humbje të rëndë kundër Bournemouth. Gjithsesi, në përfundim të merkatos së janarit, ai mund të kishte ndryshuar jo vetëm skuadër e qytet, por edhe kampionat. Pas eksperiencës te Arsenal, Giroud mund të kishte përfunduar në Gjermani, Spanjë, apo edhe në Itali. Përcaktuese në zgjedhjen e tij ka qenë ndikimi i trajnerit Antonio Conte, që e deshi te Chelsea.

Borussia Dortmund, Sevilla dhe mbi të gjithë Roma kanë tentuar të blejnë sulmuesin francez përpara skadimit të afatit përfundimtar të merkatos, por vetëm Conte arriti të triumfojë. Chelseas i kanë shërbyer 18 milionë sterlina për të “rrëmbyer” Giroud nga Arsenal. Shifër kjo që nuk është rivalizuar nga konkurentët e tjerë, përfshirë dhe Romën, sikurse konfirmoi vetë sulmuesi. “Më kërkoi Borussia Dortmund, por vetëm për një huazim. Sevilla ishte e interesuar, por ishte Roma ajo që kontaktoi menaxherin tim për të nisur tratativat. Kur Conte shfaqi interesimin në adresë time, duke thënë se më vlerësonte për profilin tim teknik, nuk pata më asnjë dyshim. Lash mënjanë të gjitha hipotezat e tjera, përfshirë atë që të qëndroja te Arsenal. Punojmë mirë bashkë”, deklaroi Giroud.

Related posts

INCIDENTET GJATË DERBIT NË “AIR ALBANIA”/ Policia arreston 2 tifozë, në kërkim 11 persona të tjerë

Delo.autor

TËRMETI TRAGJIK/ Presidenti i Skënderbeut strehon në rezidencë të prekurit nga dëmtimet

Delo.autor

“SHPËRTHEN” FESTA NË “ANFIELD”/ Salah realizon golin e dytë për Liverpool, ja “perla” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment