Seria A

Ndeshja me Interin ndryshon fatin e karrierës së portierit të Pordenones

Simone Perili ishte një nga protagonistët absolutë të ndeshjes Inter-Pordenone duke pritur dy penallti. Gardiani 22-vjeçar është prodhim i të rinjve të Lazios dhe një ditë ëndërron që të luajë në këtë skuadër.

Mirëpo, ai thotë se ajo është në duar të sigurta duke iu referuar Strakoshës.

“Nuk e di nëse ndeshja me Interin ndryshon fatin e karrierës sime, por unë çdo të diel zbres në fushë për të bërë maksimumin dhe për t’u rritur dita-ditës. Nëna ime vazhdon të punojë ende në Formelo (qendra stërvitore e Lazios) dhe do të ishte ëndërr për mua të rikthehesha aty. Por, Lazio tani është në duar të sigurta”, tha Perili.

Ai u kthye sërish te ndeshja me Interin dhe te pengu që i mbeti. “Ishte shumë bukur të sfidojë Interin. Ia dola të prisja dy penallti, por mund të kisha pritur edhe atë të Ikardit. Do të dukej sikur fituam Ligën e Kampionëve. Por, u hodha më shpejt sesa duhet. E promovuam siç duhet qytetin tonë, në një qytet të madh si Milano dhe në një stadium ku ishin sytë e të gjithë botës”, përfundoi Perili.

Related posts

PLAS TEK NAPOLI/ Futbollisti Hysaj po shkatërrohet nga …

Isa.Autor

SULMUESI I ZONJËS SË VJETË/ Ajenti i Mandzukiç: Mario e dashuron JUVEN

Isa.Autor

“TË GJITHË ISHIN GATI PËR FUNERALIN TONË”/ Habit Bonucci: Edhe nëse nuk do ja dilnim, do të…

Delo.autor

Leave a Comment