Futboll Premier League Sport

NUK DO TË JETË NË DISPOZICION TË KLOPP/ Tjetër dëmtim për Xherdan Shaqirin, rrezikon të…

Xherdan Shaqiri ka pësuar një dëmtim tjetër. Futbollisti me prejardhje nga Kosova nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit Jurgen Klopp për ndeshjen e së mërkurës kundër MK Dons në “Carabao Cup”.

Lajmi për dëmtimin e Shaqirit është konfirmuar nga faqja zyrtare e Liverpoolit.

“Anësori 27-vjeçar, ka pësuar një lëndim në muskul, por nuk dihet se sa do të mbetet jashtë fushave”, shkruhet në njoftimin e klubit të Liverpoolit.

Ai këtë edicion me fanellën e Liverpoolit ka luajtur vetëm 11 minuta në 6 ndeshjet që kanë zhvilluar kampionët e Europës.

Minutat e pakta në dispozicion, kanë bërë që Shaqiri të jetë pjesë e zërave për një largim nga Liverpooli.

Related posts

Zbulohet kërkesa e pabesueshme e Perez që shtyu Zidanen drejt dorëheqjes

Sadik.Autor

FORMACIONI ZYRTAR: Sylvinho zgjedh titullarët për sfidën vendimtare ndaj Andorrës

F.autor

Senegali e nis me këmbën e mbarë/ Aftrikanët tregojnë “dhëmbët” dhe “asfiksojnë” Poloninë (VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment