Futboll Premier League

Watford ‘turpëron’ Chelsean, Conte bën gati ‘valixhet’

Watford e ka mposhtur 4-1 Chelsean.

Watford e ka turpëruar Chelsean në “Vicarage Road Stadium”, duke i shënuar katër gola “Bluve të Londrës” për fitoren 4-1, tre gola të vendasve erdhën pas minutës së 84’t.

Për vendasit realizuan Troy Deeney 42’, Daryl Janmaat 84’, Gerard Deulofeu 88’ dhe Roberto Pereyra 90’.

Golin e vetëm për Chelsean e realizoi Eden Hazard në minutën e 82’të, që ishte i barazimit, por për shkak se ishin me një lojtar më pak, Tiemoue Bakayoko u ndëshkua me të kuq në pjesën e parë, Chelsea pranoi tre gola nga minuta e 84’ e deri në fund – për të humbur 4-1.

Kjo ishte humbja e gjashtë këtë sezon, që mbetet në pozitën e katërt me 50 pikë të grumbulluara, vetëm një më shumë se Tottenhami dhe pesë më shumë se Arsenali.

Related posts

LARGIMI I RONALDOS SHKAKTON “TËRMET”/ Isco dhe Real Madrid drejt ndarjes se tyre përfundimtare

Isa.Autor

BOMBERI QË PO ÇMEND ITALINË/ Piatek: Rekordi i Batistutës i vështirë, pas gjashtë muajsh…

Isa.Autor

Çmendet Reali/ Ofron 200 milionë euro dhe 2 super lojtarë për Neymar

Sadik.Autor

Leave a Comment