Futboll La Liga Sport

TRIUMFON ME PËRMBYSJE/ Barcelona rikthehet te fitorja, Messi tremb “katalanasit”

Fitorja 2-1 ndaj Villarreal e ngre skuadrën e Barcelonës në vend të katërt, në kuotën e 10 pikëve pas 6 javësh në La Liga, por me vetëm 1 pikë më pak se tre ekipet e vendeve të para, ndonëse Athl.Bilbao dhe Real Madrid kanë një ndeshje më shumë në dispozicion.

Rikthimi tashmë i yllit, Lionel Messi titullar ka plotësuar tredhëmbëshin e sulmit të katalanasve, duke rezultuar menjëherë fatal. Ekipi blaugrana kaloi në avantazh që në minutën e 6’ me Griezmann që shënoi pas krosimit të Messit nga këndi.

Vetëm 9’ minuta më pas, në të 15’ katalanasit kanë dyfishuar, këtë herë me Arthur që ka realizuar një super gol prej një distance mbi 20 metra.

Një dëmtim i vogël i Messit ka ngjallur panik te Barcelona që gjithsesi lejon argjentinasin të mbyllë pjesën e parë. Në fakt fraksioni i parë i lojës është mbyllur me perlën e gladiatorit spanjoll, Sandri Cazorla, që ka rihapur ndeshjen, vetëm 1 minutë nga përfundimi i kohës së rregullt.

Rikthimi pas një mungese të gjatë dhe shqetësimi i ndjerë në atë episod të pjesë së parë detyroi trajnerin e Barcelonës, Valverde të zëvendësoj Messin në pushim të ndeshjes.

Dalja e Pleshtit ka ndikuar dukshëm në lojën e katalanasve, të cilët pavarësisht aktivizimit të Dembele, De Jong dhe Ansu Fati, nuk shfaqën dot të njëjtën rrezikshmëri dhe fatalitet sikurse në pjesën e parë.

Nga ana tjetër, as Villarreal nuk kishte forcën e nevojshme për të rrezikuar seriozisht portën e Barcelonës, duke mos cenuar kështu avantazhin e vendosur nga katalanasit që në pjesën e parë, 2-1.

Related posts

LIVE/ La Liga: Mbyllet ndeshja Real Madrid-Valencia. Rezultati 2-0

Delo.autor

Rifillimi i kampionatit grek, Ministria e Sporteve merr vendimin

Sadik.Autor

ËSHTË E LUMTUR ME RICARDO KAKA/ Carol Dias: Dua të martohem sërish me të! (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment