Futboll Seria A Sport

VDES NJË PJESËTAR I FAMILJES/ Nis fluturimin drejt shtëpisë mbrojtësi i Juventus…

Kanë nisur “dhimbjet e kokës” për trajnerin e Juventusit, Maurizio Sarri.

Së fundmi Alex Sandro ka marrë leje në klub për tu larguar drejt Brazilit pasi mbrojtësi mori lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të babait.

Me këtë largim Juventusi ka mbetur pothuajse pa asnjë mbrojtës krahu për ndeshjen kundër SPAL-it që luhet këtë fundjavë.

Juan Cuadrado është përdorur deri tani si mbrojtës i djathtë i improvizuar, por ajo kjo nuk do t’i mjaftojë “Zonjës së Vjetër” për t’i mbuluar mungesat.

Bardhezinjtë po përballen me një krizë mungesash, sidomos në mbrojtje, me Mattia De Sciglio, Danilo, Douglas Costa, Marko Pjaca dhe Giorgio të cilët po vuajnë nga dëmtimet.

Kujtojmë që ditën e shtunë në orën 15:00 Juventusi pret SPAL-in në ndeshjen e vlefshme për javën e 6-të në Serie A.

Related posts

PRONARËT E MILANIT NË TELASHE/ Gjykata në Luksemburg u ngrin 364 milionë euro

F.autor

E BUJSHME/ Skënder Gega trajner i Kukësit, gati zyrtarizimi

Delo.autor

“TËRBOHET” MOURINHO/ “FERRARI” i Man United dëshiron të largohet në…

Isa.Autor

Leave a Comment