Futboll Sport

KISHTE VLERËN 70 MIJË EURO/ I vodhi orën shokut të ekipit, futbollisti rrezikon të përjashtohet…

Zbulohet hajduti që i vodhi orën me vlerë 70 mijë euro futbollistit të Nices, Dolberg, i cili iu bashkua klubit francez për 20.5 milionë euro, që shkuan në arkat e Ajaxit të Amsterdamit.

Autori i vjedhjes së orës në dhomat e zhveshjes, që shkaktoi zemërimin e 21-vjeçarit, është një futbollist premtues i Nices, 18-vjeçari Lamine Diaby-Fadiga.

Dolberg, pasi vuri re mungesën e orës, nuk pranoi të stërvitej të nesërmen, madje kërcënoi se nuk do të luante kundër Dijonit.

Sidoqoftë, ai rezultoi të ishte pjesë e formacionit, duke luajtur dhe shënuar një gol në fitoren 2-1.

Dolberg paraqiti një ankesë në polici dhe hajduti, siç njofton “L’Équipe”, do të marrë ndëshkimin e duhur për këtë veprim të shëmtuar.

Diaby-Fadiga debutoi me 16 vjeç, 10 muaj e 18 ditë nën drejtimin e Lucien Favre dhe pati një vazhdimësi edhe me Patrick Vieiranë trajner.

Ai ka luajtur në 7 ndeshje me ekipin e parë të Nices si dhe ka qenë pjesë e përfaqësueseve U-16, U-17 dhe U-18 të Francës.

Lëndimi që pësoi në këmbën e majtë në muajin prill ka bërë që Diaby-Fadiga të mos ketë asnjë minutë në këmbë në këtë sezon. Tashmë që është identifikuar se hajduti që vodhi orën e Dolberg e ardhmja e tij te Nice është kompromentuar.

Për sulmuesin premtues ka nisur procedimi disiplinor, ndaj është thirrur të japë shpjegimet përkatëse.

Sipas “L’Équipe” klubi francez mund të vendosë ta përjashtojë nga ekipi.

Related posts

19-VJEÇARI KËRKOHET NGA KLUBET E MËDHA/ Leonardo sfidon ekipet për talentin e Romës, ja oferta e frikshme

Delo.autor

“MË KËRKOI FRANCA, POR ZGJODHA TË LUAJ PËR BELGJIKËN”/ Flet Eden Hazard: Ëndrra ime ishte të luaja me…

Delo.autor

Ronaldo prezanton fanellën e Portugalisë për “Botërorin 2018”

Sadik.Autor

Leave a Comment