Futboll Sport

“PLESHTI” MORI ÇMIMIN “THE BEST”/ FIFA reagon ndaj akuzave për falsifikim votash, ja deklarata

Çmimi “The Best” nga FIFA të cilin e mori Lionel Messi vetëm pak ditë më parë, ka ngjallur shumë polemika orët e fundit.

Kapiteni i Nakaraguas mohoi të ketë votuar për argjentinasin, edhe pse emri i tij figuronte në listën e publikuar nga FIFA, ku shihej Huan Barros teksa i kishte dhënë 5 pikë Messit.

Gjithashtu për këtë ka folur edhe trajneri i Sudanit, Zdravko Logarusiç, i cili pretendon se ka votuar për Salah, Mane dhe Mbappe, ndryshe nga ajo që tregohet në listë, ku duket se ai ka votuar për Messin, Van Dijk dhe Mane.

Për shkak të këtyre janë ngritur shumë akuza në drejtim të FIFA-s, se kanë dashur që çmimin t’ia jepnin me çdo kusht Messit.

Për këtë ka reaguar edhe FIFA, teksa nëpërmjet një postimi shkruajnë: “Ne i kemi kontrolluar dokumentet e votimit që na ka dhënë  Federata e Nikaraguas dhe të gjitha dokumentet janë të nënshkruara dhe të konfirmuara me vulë zyrtare nga kjo federatë”, shkruan institucioni më i lartë i futbollit.

Related posts

REAL MADRID I PAPËRMBAJTSHËM/ Pas një aksioni perfekt, Mesfushori Kroos ndëshkon Valenicia-n me një “PERLË” (VIDEO)

Delo.autor

TRANSFERTA PËR NË LONDËR/ Ylli i Dortmundit në Chelsea për 78 milionë euro?

Isa.Autor

E FUNDIT/ Kjo është blerja e parë e Real Madridit në janar tek…

Delo.autor

Leave a Comment