Futboll Seria A Sport

CONTE VS SARRI/ Muri zikaltër kundër yjeve bardhezi, në pritje të derbit të Italisë (FOTO)

Serie A pret me padurim derbin e Italisë, Inter-Juventus, më 6 tetor. Në Milano do të përballen dy ekipet më në formë, dy favoritë për titull, dy skuadra totalisht të ndryshme por me një qëllim të përbashkët. E pret me padurim këtë sfidë dhe Napoli me shpresën për të ngushtuar diferencën me kreun. Inter-Juve është një duel i përjetshëm që këtë sezon vjen me shumë ish të famshëm.

Conte

Conte përballet me të kaluarën e tij të lavdishme, Marotta sfidon ish ekipin e tij, duele këto që pritet të ndezin dhe më shumë këtë sfidë të zjarrtë. Conte dhe Interi i tij vijnë në këtë sfidë me një avantazh të qartë, janë më të freskët në aspektin fizik dhe kanë ndërtuar një sistem mbrojtës perfekt, vetëm 1 gola të pësuar në 5 javë kampionat.

Sarri2

Sarri i sfidon me një ekip të mbushur me yje, me lojtarë super ofensiv, të gatshëm të thyejnë murin ziklatër. Ndaj Breshias mbase njohëm Juven e 10 ditëve të ardhshme, një ekip që luan me trekuartist, një ekip që ka kontrollin e topit dhe që luan me dy sulmues. Java e ardhshme pritet të thotë shumë edhe për sfidën e 6 tetorit. Conte duhet të administroj 2 transferta delikate, ndaj Sampdorias në Serie A dhe ndaj Barcelonës në Champions. Sarri është më i qetë në këtë aspekt, pret dy sfida në Torino, Spal dhe më pas Bayern Leverkusen.

Ronaldo Juve

Lajmi i mirë për Sarrin dhe i keq për Conten është rikthimi i C.Ronaldos. Ylli portugez ka lënë pas dëmtimin dhe pritet të jetë në fushë që në sfidën kundër Spal.

Related posts

Dana White: Po punojmë për një duel mes Nate Diaz dhe St-Pierre në UFC-227

Sadik.Autor

SYNOJNË PËRFORCIME TË MËDHA/ Kampionët e Francës ofrojnë 70 milionë euro për yllin e Serie A…

Delo.autor

LIVE/ Champions: Mbyllet ndeshja Lyon-Bayern Munich. Rezultati 0-3

Delo.autor

Leave a Comment