Futboll Sport

E BUJSHME/ Granit Xhaka bëhet kapiten i përhershëm i Arsenalit

Granit Xhaka është bërë zyrtarisht kapiten i përhershëm i Arsenalit.

“Trajneri i Arsenalit, Unai Emery ka emëruar mesfushorin Granit Xhaka si kapitenin e përhershëm të klubit të Arsenalit”, ka shkruar gazetari i BBC, David Ornstein në Twitter.

Emery informoi skuadrën për vendimin e tij këtë mëngjes, përpara transfertës së vështirë kundër Manchester United në “Old Trafford”.

Xhaka ka udhëhequr skuadrën në gjashtë nga tetë ndeshjet e tyre këtë sezon, por Emery pas konsultimit me lojtarët e tjerë mori këtë vendim përfundimtar për lojtarin shqiptar.

Emery është ende duke diskutuar mbi zv/kapitenin, ku pretendentët kryesorë janë Alexandre Lacazette dhe Pierre-Emerick Aubameyang.

Related posts

TRONDITET JUVENTUSI/ BURG apo GJOBË, ja vendimi final për Ronaldon

Isa.Autor

TIRANA-KUKËSI/ Kuper mposht portierin Lika dhe zhbllokon sfidën (VIDEO)

Delo.autor

“DO TË BËJMË 3-4 AFRIME”/ Trajneri Jonuz konfirmon titullarët e larguar nga Vllaznia

Delo.autor

Leave a Comment