Futboll La Liga Sport

“SI ËSHTË MESI?” Përgjigjet Valverde: Duhet të presim. Nuk e di…

Ernesto Valverde është paraqitur në konferencë për media para ndeshjes që Barcelona e zhvillon me Getafen të shtunën.

Natyrisht, nuk munguan as pyetjet për lëndimin e ri të Lionel Messit.

Mediat në Spanjë raportojnë se Messi mund të jetë jashtë të paktën një muaj, por Valverde nuk ka folur me data të caktuara për rikthimin e mundshëm të 32-vjeçarit.

“Si është Messi? Nuk e di. Shpresoj të kthehet së shpejti. Nuk është lëndim i rëndë. Është një zgjatje dhe duhet të presim”, u përgjigj Valverde.

“Si ndikon lëndimi i ri i Messit?  Njësoj si më parë. Nëse është me ne, jemi më të fortë, por kemi skuadër për të menaxhuar mungesën e tij. E kemi bërë edhe më parë”.

Related posts

LA KOSOVËN PËR SHQIPËRINË/ Ja çfarë deklaronte mbrojtësi Ismajli në muajin maj

Isa.Autor

NASRI, TI JE? Transformimi i “Fantazistit” francez po bën xhiron e botës (FOTO)

Delo.autor

FITORE “MAGJIKE”/ Inter mposht Lazion dhe zbret Milanin nga kreu pas 22 javësh. Lukaku si “GLADIATOR”

Delo.autor

Leave a Comment