Futboll Sport

E LARGUAN PASI E QUAJTËN DËSHTAK/ Silva përshëndet Milani me gol

Andre Silva duket se e ka gjetur ritmin pas transferimit tek Eintracht Frankfurt. Silva ishte protagonist për ekipin e tij pasi i dha fitoren në transfertën e vështirë ndaj Union Berlin me rezultatin 1-2.

Skuadra e tij nuk e nisi mirë ndeshjen, pasi pjesa e parë ishte shumë e dyluftuar me vendasit që kishin më shumë iniciativë. Unioni nuk u tregua i saktë në rastet që pati, ndërsa 45-minutat e para u mbyllën pa gola. Image

Pjesa e dytë nisi me ritëm tjetër me miqtë që gjetën golin me anë të Dost në minutën e 48′. Portieri vendas nuk ndali mirë një top dhe i dha mundësi sulmuesit kundërshtar të dërgonte topin në rrjetë.

Silva u ftua të shënonte në minutën e 62′, ai mori një kros të mirë dhe me kokë detyroi Unionin të nxirrte për herë të dytë topin nga rrjeta. Vendasit reaguan vetëm në fund duke gjetur golin e nderit me anë të Ujah, por që nuk solli asnjë ndikim në rezultatin final.

Related posts

Mbrojtësi anglez refuzon ofertat, qëndron te Manchester United

Isa.Autor

FORMULA 1/ Verstappen: Titulli nuk u vendos në një garë, kam bërë një sezon fantastik

Delo.autor

E BUJSHME/ MILANI gjen pasuesin e GATTUZOS, nis bisedimet me ish-trajnerin e INTERIT (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment