Futboll Sport

DERBI ME ATLETIKON/ Zidane: E respektojmë, por Reali është “mbretëror”

Trajneri i Realit të Madridit, Zinedin Zidane, u paraqit optimist për “Los Blancos” nga konferenca e djeshme për shtyp, në prag të duelit derbi me Atletikon e Madridit. Edhe pse bëhet fjalë për një derbi të cilën asnjë prej skuadrave nuk do ta humbasë, tekniku francez ndoshta për të ulur presionin te të tijtë u mundua ta kalonte si një ndeshje radhe.  “ Nuk dua të futem në pjesën në të cilën thonë se Atletiko është klub i popullit, ndërsa Reali klubi i të pasurve, nuk mund ta ndryshoj këtë pjesë. E rëndësishme është që madrilenizmi të jetë krenar për lojtarët e vet. Është e sigurt që do të kemi vështirësi kundër një rivali shumë të fortë. Duhet të luajmë me 11 futbollistë pasi në të kundërt do të doja të luaj me 21.

Sa i përket Hazard, e dimë se çfarë lojtari kemi, e gjithë bota pret më shumë nga ai. Por ne jemi mbështetemi te ai, po ashtu edhe ai te ne. Do të shndërrohet shpejt në futbollistin që duam. Do të ketë momente kyçe gjatë ndeshjes por duhet të luajmë me mendje të ftohtë. E di që është rival i fortë dhe me shumë armë, por më intereson vetëm të luajmë lojën tonë. Nuk e kam para videon e disfatës 3-1 në miqësore. Kjo ndeshje nuk ka të bëjë me atë”, shtoi Zidane. Nga ana tjetër, ka një debat në fomë batutash mes Zidanit dhe Simeones për përkatësinë, pasi Atletiko shihet ekip i popullit. Por Zinedin Zidane ka versionin e tij. “Unë nuk dua të bëhem pjesë e diskutimeve të tilla, por ajo që them është se këtu njerëzit zgjohen herët në mëngjes, punojnë shumë, është e njëjta gjë për të gjithë. Pastaj nëse njerëzit nga jashtë thonë se ky është një klub i pasur e tjetri i popullit… “, ishte komenti i Zidan rreth kësaj teme duke bërë të qartë se nuk e shihet ekipin e tij si të favorizuar në drejtimin e punës dhe përkushtimit. Simeone, për të evituar polemika më të mëdha para një ndeshje që merr shumë rëndësi pasi dy ekipet janë rivalë direkt për titull, vendosi t’i vinte vulën përkohësisht çdo lloj diskutimi.

“Mendoj se e ka shpjeguar shumë mirë Zidan se çfarë do të thotë. Nuk kam pse të shtoj asgjë tjetër pasi Zidan e ka shpjeguar shumë mirë’, ishte batuta e tij përballë gazetarëve. Ndërkohë, tek Reali vijon të prodhohen lajme nga më befasueset, përfshi dhe largime të shumta. Kështu, mediat spanjolle shkruajnë se sulmuesi Mariano Diaz do të largohet nga Real Madridi gjatë afatit kalimtar të janarit, pasi drejtuesit e klubit madrilen tashmë kanë vendosur ta nxjerrin në shitje. E përditshmja spanjolle “Marca” ka raportuar të premten se Diaz që ende nuk ka regjistruar asnjë paraqitje këtë edicion nuk bën pjesë në planet e trajnerit Zinedine Zidane.  Për kartonin e tij, Reali po kërkon të paktën 20 milionë euro dëmshpërblim. Sulmuesi 26-vjeçar, nuk ka bindur Zidanin që meriton të jetë titullar përpara Karim Benzemasë e Luka Joviçit. Diaz në verën e vitit të shkuar iu bashkua Realit nga Lioni për 22 milionë euro dëmshpërblim. Ai ka kontratë me Realin deri në verën e vitit 2023. Edicionin e shkuar, Diaz shënoi katër gola në 21 ndeshje në kampionat.

Related posts

ÇUDIRA NGA GJERMANIA/ Futbollisti “rikthehet në jetë” pas pesë vitesh i “vdekur”

Delo.autor

Statistika/ Asnjë ekip nuk ka fituar kaq shumë me shtesa sa Kroacia, “Gjelat” kanë arritur më…

Isa.Autor

PËRMBUSH ËNDRRËN E FËMIJËRISË/ Talenti Reinier: Dua të jem pjesë e historisë së Realit!

Delo.autor

Leave a Comment