Futboll Seria A Sport

36 VJEÇ POR I PAPREKSHËM/ Interi i përgatit rinovimin e kontratës për yllin e ekipit…

Në korrik do të mbushë 36 vjeç, por performanca e tij mbetet gjithmonë e nivelit më të lartë. Samir Handanovic la pas një dëmtim, që e detyroi të ndalonte për disa javë dhe u rikthye në sfidën e fundit kundër Juventusit. Aty tregoi një performancë pozitive. Megjithëse nuk e ndihmoi dot ekipin e tij të merrte pikë të rëndësishme për titullin, slloveni konfirmoi sërish se është ndër portierët më të mirë të Serie A.

Kohët e fundit, ai mbushi një vit si kapiten zikaltër, duke e mbajtur këtë përgjegjësi me dinjitet, si element themelor në planet e trajnerit Conte. Për këto arsye, siç raportohet nga “Corriere dello Sport”, në fund të sezonit, slloveni do të ulet në një tryezë me drejtuesit e klubit, për të gjetur një marrëveshje për rinovimin e kontratës së tij. Nuk pritet të ketë asnjë surprizë, sepse palët duan ta vijojnë “martesën” sa më gjatë.

Handanovic aktualisht është i lidhur me kontratë deri në vitin 2021, por dëshira e palëve është që ajo të zgjatet edhe për një vit, si fillim. Edhe për sezonin e ardhshëm, askush nuk dyshon mbi rolin e tij si portier i padiskutuieshëm i Interit. Ndoshta reflektim do të ketë për zëvendësuesin e tij. Zërat thonë se zikaltrit mund të rikthejnë Radu, i cili aktualisht është huazuar te Parma. Padelli mund të kthehet përsëri në rolin e portierit të tretë.

Related posts

PRITJA E GJATË PËR KALIMIN E NEYMAR SOLLI GABIMIN FATAL/ Trajneri Valverde: S’flas më për…

Delo.autor

“Perëndimi i “Fenomenit”/ “Ronaldo u përshpejtua nga abuzimi i tij me dhuntinë”

Isa.Autor

Ai nuk do tja dijë për Spanjën, por i fut një palë pushime seksi me… (FOTO)

Sadik.Autor

Leave a Comment