Ndeshjet Live Sport

LIVE SUPERIORJA/ Bylisi shënon golin e tretë, Vllazninë e nderon Lika me penallti. Ja rezultatet

Kanë në orën 16:00, 4 sfidat e vlefshme për javën e 6-të të Kategorisë Superiore. Padyshim që vëmendja më e madhe ditën e sotme është te sfida mes Teutës dhe Kukësit. Të dy skuadrat kanë objektiva madhore këtë sezon, teksa do të kërkojnë triumfin në “Niko Dovana”.

Përballje tepër interesante pritet të jetë dhe ajo mes Vllaznisë dhe Skënderbeu. Shkodranët, ndryshe nga ndeshja mes Luftëtarin që përfundoi në barazim, kësaj here do të kenë në krahun e tyre edhe tifozët,  ndërkohë që korçarët vijnë me moral të lartë, pas triumfit në shtëpi ndaj Teutës.

Nëse ka një skuadër surprizë, në këto javë të para të kampionatit, ajo është Bylisi. Ballshiotët kanë siguruar 8 pikë në 5 javët e para, teksa do të tentojnë të vijojnë serinë e rezultateve pozitive, përballë Flamurtarit të vendit të fundit.

Sfida e fundit, por jo nga rëndësia, është ajo mes Luftëtarit dhe Laçit. Të dy skuadrat vijnë në këtë takim pas barazimeve në transfertë.

REZULTATET LIVE: 

TEUTA-KUKËSI 0-0

VLLAZNIA-SKËNDERBEU 1-0

Lika  41′ (p)

BYLIS-FLAMURTARI 3-0

Qardaku 30′, Goxhaj 33′, Ntepe 40′ 

LUFTËTARI-LAÇI 1-0

Rapo 10′ 

FORMACIONET ZYRTARE: 

TEUTA-KUKËSI 

TEUTA: Frashëri, Todorovski, Hoxha, Arapi, Kuros, Avdyli, Shkalla, Gashi, Çyrbja, Vila, Khalid.

KUKËSI: Xhika, Maliqi, Teqja, Obanor, Kitanovski, Musolli, Limaj, Gavazaj, Rrocaj, Abazaj, Shkurtaj.

VLLAZNIA-SKËNDERBEU

VLLAZNIA: Sheri, Gligorov, Gurishta, Shehi, Marku, Krymi, Ramadani, Hygor, Lika, Kruja, Shtubina.

SKËNDERBEU: Koliçi, Vitija, Pollozhani, Turtulli, Meksi, Daja, Dita, Muja, Grishpshi, Bregu, Krasniqi.

BYLIS-FLAMURTARI 

BYLIS: Hidi, Ymeralilaj, Goxha, Bicaj, Peposhi, Mëllugja, Murataj, Turabov, Ntephe, Qaradaku, Guindo.

FLAMURTARI: Moçka, Zeqaj, Pjeshka, Sarris, Gocaj, Rrapaj, Deliaj, Vrapi, Muçolli, Sukaj, Nebihu.

LUFTËTARI-LAÇI 

LUFTËTARI: Qyrani, Rapo, Lala, Demo, Dushkaj, Vyent, Hyseni, Prikas, Renja, Fili, Oshafi.

LAÇI: Stazhilla, Turkaj, Ignjatoviç, Gjoni, Fangaj, Deliu, Shehu, Lushkja, Teko, Xhixha, Nuabueze.

Related posts

U DËNUA ME 8 JAVË JASHTË FUSHE/ Diego Costa rebelohet me Atleticon, ja sjellja befasuese

Delo.autor

U MUND NGA LAÇI/ SHEHI i kënaqur me lojën: Nuk varemi nga Gjergj Muzaka

Isa.Autor

SEZONI I RI/ Orare të reja për Superioren, zbardhet axhenda për javën e parë

Isa.Autor

Leave a Comment