Futboll La Liga

Pique lëndohet, por edhe mund të suspendohet shkaku i gjestit të tij

Gerard Pique ka pësuar një dëmtim në ndeshjen ndaj Espanyolit, ku nuk kaloi pa shumë zhurmë.

Pique që shënoi golin e barazimit 1-1, ka pësuar edhe një dëmtim pas ndërhyrjes së Gerard Morenos.

Ai pritet të mungojë nga tetë deri në 10 ditë deri në një muaj.

Nëse analizat fillestare dalin të sakta ai do të mungojë vetëm ndaj Valencias, por do të jetë gati ndaj Chelseat në Ligën e Kampionëve.

Pique dhe Vermalen mungesat e Barcelonës

Nëse lëndimi është më i madh, atëherë përveç ndeshjeve me Valencian dhe Chelsean, ai do të mungojë edhe në ndeshjet e kampionatit me Getafen, Eibarin, Gironan dhe Las Palmasin.

Por Pique mund të dënohet edhe nga federata pas festimit të golit, ku bëri më gisht drejt gojës duke iu kërkuar tifozëve që të heshtin.

Pique duke festuar golin ndaj Espanyol

Ai mund të dënohet deri në tri ndeshje për këtë gjest.

Piques mund ta kalojë këtë dëmtim në kohën kur është i lënduar dhe nuk do ta pengojë aspak.

Ai për media tha se veproi ashtu pasi tifozët e Espanyol gjithmonë ia ofendojnë pjesëtarët e familjes.

Related posts

MERKATO/ Milan, Andre Silva përfundon në ‘radarin’ e skuadrës angleze

Q.Autor

“INTERNATIONAL” U-16/ Kombëtarja mbyllin turneun e Turqisë me fitore

Delo.autor

TRANSFERIMI TEK JUVENTUS DHE BETIMI PËR BARCELONËN/ Arthur flet për të parën herë!

Delo.autor

Leave a Comment