Futboll Seria A Sport

VAZHDON FORMËN FANTASTIKE NË KAMPIONAT/ Inter “hipotekon” triumfin ndaj Sampdoris

Interi vazhdon me formën fantastike në kampionat. Zikaltrit arritën fitoren e gjashtë në gjashtë ndeshje, teksa mundën në transfertë 1-3 Sampdorian.

Që në pjesën e parë, ekipi i Kontes thuajse vulosi gjithçka, me dy gola të shpejtë. Në minutën e 20-të, Stefano Sensi shënoi një tjetër gol fantastik në kampionat, teksa me një të djathtë nga jashtë zone, nuk i la asnjë mundësi portierit kundërshtar.

Vetëm dy minuta më vonë, ishte Aleksis Sançez që shënoi golin e parë me fanellën e Interit. Kiliani u nxor vetëm me portierin nga asisti i Sensit, dhe aty nuk e kishte të vështirë të shënonte golin e dytë.

Pjesa e dytë nisi me vështirësi për zikaltrit, pasi ai mori kartonin e dytë të verdhë për simulim, që në minutën e 46-të, dhe la të tijtë me një lojtar më pak. Jankto në të 55-tën, ngushtoi shifrat për Sampdorian, me një goditje të bukur e të fortë nga brenda zone.

Gjithsesi, pas vetëm gjashtë minutash, ishte Galjardini që shënoi edhe të tretin, duke hipotekuar fitoren për ekipin e tij. Tashmë, Interi kryeson sërish vetëm Serinë A, me 18 pikë të plota, dhe në takimin e radhës pret Juventusin.

Related posts

MERR FUND DILEMA/ MILANI apo REALI? CONTE tregon të vërtetën, do drejtojë klubin e…

Isa.Autor

FITORE KARAKTERI/ Skënderbeu ia del në frymën e fundit, Bregu ndëshkon Flamurtarin

Isa.Autor

LAÇI-SKËNDERBEU/ Rast i artë për “Kurbinasit”, ja çfarë humbet Berisha (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment