Futboll Seria A

Gattuso e ka ndryshuar Milanin, kjo statistikë tregon shumë

Milan vështirë se mund të rikuperonte ndeshjet, pasi kishte pësuar gol, por me Gennaro Gattuson në stol kjo gjë mesa duket ka marrë fund. Domethënë, me “Ringhion” ndeshjet gjithmonë duhen jetuar deri në fund. Në fakt, kuqezinjtë vetëm një herë më parë nuk kishin fituar një ndeshje në të cilën ishin në avantazh dhe bëhet fjalë për ndeshjen famëkeqe kundër Beneventos, kur u barazuan dy herë dhe takimi përfundoi 2-2.

Të dielën e kaluar ndodhi për herë të dytë: Milan nuk mundi ta mbrojë avantazhin, e realizuar nga Suso dhe ndeshja me Udinesen përfundoi 1-1. Statistika që vlejnë për të treguar se Milani po luan një tjetër futboll, qëkur në stol u ul Gennaro Gatusso./EDS/

Related posts

PROBLEMI ME VIZAT/ REAGON KUKËSI: Duam që ndeshja të shtyhet, ky gjest dëmton futbollin

Isa.Autor

SUPERSFIDA/ Gjermani-Francë: “Yjet” e Europës garantojnë emocione dhe spektakël

Isa.Autor

PAS TRIUMFIT NDAJ PARTIZANIT/ Trajneri Daja: Fitorja ndaj kampionëve ka një…

Delo.autor

Leave a Comment