Futboll Premier League Sport

KËRKOHET NGA JUVENTUS DHE “ZIKALTËRIT”/ Ja ku dëshiron të transferohet mesfushori Eriksen

Mesfushori danez i Totenhemit, Kristian Eriksen ka qenë një ndër emrat më të nxehtë të merkatos së verës.

Junajtid, Inter, Juventus dhe Real, kanë qenë skuadrat që kanë dashur t’ia rrëmbejnë Totenhemit, lojtarin gjatë verës që lamë pas.

Eriksenit i skadon kontrata në qershor të vitit tjetër dhe Juventusi me Interin, tentojnë të bëjnë një goditje me parametra zero verën e 2020-ës.

Por, siç raporton “Daily Star”, danezi ka vendosur dhe dëshiron, që t’i bashkohet Mançester Junajtid, duke mos ndryshuar kampionat, por vetëm qytet.

Mbetet të shihet nëse do të plotësohet dëshira e mesfushorit, apo do të ketë lëvizje tjetër.

Related posts

Super ofertë për Sowe, Skënderbeu zihet ngushtë

Sadik.Autor

E PAPRITUR/ Bëri zgjedhje të pamenduar, VIDAL “prenoton” kthimin në Itali

Isa.Autor

LUFTA PËR TITULLIN KAMPION TË SERIE A/ Beppe Bergomi: Nuk e di pse mërziten interistët kur them se Milan është më i fortë

Delo.autor

Leave a Comment