Futboll Kategoria Superiore Sport

TENSION NË “SELMAN STËRMASI”/ Kësaj radhe mes lojtarëve, tifozat e Tiranës hedhin shishe në fushë (FOTO)

Prej orës 19:00 po luhet derbi i kryeqytetit Tirana-Partizani, të cilin e udhëheqin të kuqtë me 2 gola, që i shënuan me Corderon në të 28′ dhe Solomon në të 34′. Por sfida para fillimisht ka degjeneruar në përplasje dhe dhunë mes tifozëve bardhelu dhe atyre të kuq. Shqiptarja.com sjell pamjet e dhunës mes tifozëve, ku disa prej tyre janë përgjakur si pasojë e përplasjes.

Është ndalur për pak sekonda derbi për shkak të një lëndimi të lojtarit të Partizanit, Lorenc Trashi. Por kjo ka acaruar lojtarët e Tiranës të cilët kanë protestuar për vendimin e gjyqtarit Meta. Ndërsa tifozët e tyre bardheblu i kanë shoqëruar duke hedhur shishe plastike në fushë me qëllim për të goditur lojtarët e Partizanit.

Related posts

NUK U GRUMBULLUA TEK FRANCA/ Milan jep lajmin e keq, ylli Giroud rezulton pozitiv me COVID-19

Delo.autor

MBRËMJE TMERRI NË “SAN SIRO”/ Fiorentina “zhyt” “kuqezinjtë” në vendin e…

Delo.autor

MERR FUND DILEMA/ Damir Mulaomerovic, ZYRTARIZOHET trajneri i ri i Kosovës

Isa.Autor

Leave a Comment