Futboll Seria A Sport

MILAN-FIORENTINA/ Trajneri Giampaolo kërkon tre pikët e arta (FORMACIONET ZYRTARE)

Milani do të presë Fiorentinën në “San Siro” në kuadër të xhiros së 6-të në Serie A, në një ndeshje që skuadra e Xhampaolos do të hyjë vetëm për fitoren.

Kuqezinjtë vijnë në këtë ndeshje pas dy disfatave radhazi, atë në derbi kundër Interit dhe atë kundër Torinos të enjten.

Pritet të jetë një ndeshje e luftuar nga të dyja skuadrat, pasi kanë nevojë për pikë. Montela rikthehet në “San Siro” , por ndryshe nga hera e fundit kur ka qenë këtu, këtë herë do të jetë si kundërshtar.

Ndryshe nga Milani, Fiorentina vjen disi më mirë në këtë sfidë, teksa në dy ndeshjet e fundit, ka marrë nje barazim dhe një fitore. Të dy trajnerët kanë publikuar formacionet, me të cilat ekipet e tyre do të luajnë në këtë sfidë.

Formacionet Zyrtare:

Milan: (4-3-3) Donaruma, Klabria, Muzakio, Romanjoli, Teo Hernandez, Kesi, Benaser, Çalhanoglu, Suso, Piontek, Leao. Trajner: Marko Xhampaolo.

Fiorentina: (3-5-2) Dragovski, Milenkoviç, Pecela, Kaseres, Lirola, Pulgar, Badelj, Kastrovili, Dalbert, Kieza, Riberi. Trajner: Viçenco Montela.

Related posts

ALISSON PORTIERI MË I MIRË NË BOTË/ Shikoni pritjen “MAGJIKE” që i bëri “Pleshtit” (VIDEO)

Delo.autor

FITOI MEDALJE ARI NË OLIMPIADË/ Sportistja tregon se si një prezervativ e ndihmoi të arrinte suksesin e madh

Delo.autor

“ZIKALTËRIT” E DUAN ME ÇDO KUSHT/ Ja çmimi që Manchester United vendos për Lukakun

Delo.autor

Leave a Comment