Futboll Kategoria Superiore Sport

VAZHDON “MALLKIMI” I DERBIT PËR TIRANËN/ “Demat e Kuq” “blindojnë” kryeqytetin

Vazhdon mallkimi i derbit për Tiranën. Skuadra e Ardian Memës është mposhtur nga Partizanin me rezultatin 1-2, teksa makthi do të vazhdojë.

Një përballje emocionuese që nisi me përplasjen e dy tifozerive, ndërkohë që bardheblutë u shfaqën më kërkues në minutat e para. Teksa Tirana kërkonte golin e avantazhit, ishte braziliani Melo, i cili pas një gafe të mbrojtëseve bardheblu, nuk fali duke cacur peshë zemrat e tifozëve të kuq. Partizani nuk u mjaftua me një gol, teksa 5 minuta më vonë, realizoi të dytin me Solomon, i cili goditi saktë më kokë, duke tronditur skuadrën e Memës.

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e 2 golave të skuadrës së Lerdës, ndërkohë që në fragmentin e dytë të lojës, bardheblutë kërkuan me çdo kusht golin, për të rihapur sfidën. Duhet të shkonte minuta e 79-të që Hasani të ngushtonte diferencën, por vetëm kaq, pasi ishin të kuqtë e Partizanit ata që festuan triumfin e radhës në derbi, duke u bërë padron i kryeqytetit.

Related posts

JO VETËM DYBALA/ Liverpuli kthen sytë edhe nga talenti kroat i Juventusit

Isa.Autor

PAMJET/ Mijëra “djaj” në rrugët e Milanos, entuziazëm dhe grintë para Atalantës, tifozët pranë skuadrës

F.autor

SITUATA E PAZAKONTË QË PËRFSHIN BROJËN/ Trajneri nuk e sheh si dështim: Nuk e mendoj kështu, kishte mungesë qëndrueshmërie

F.autor

Leave a Comment