Futboll Seria A Sport

ELSEID HYSAJ RIKTHEHET TEK NAPOLI/ Por Ancelotti mahnitet me “rivalin”…

Elseid Hysaj është rikthyer të ketë minuta me skuadrën e Napolit. Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, që në verë ishte thuajse i larguar nga “axurrët” u aktivizua ditën e djeshme disa minuta në fundin e ndeshjes me Breshan. Karlo Ançeloti e zbriti në fushën e lojës pas dëmtimit të Maksimoviçit.

Hysaj nuk është aktivizuar gjatë sfidave të fundit pasi u dëmtua me Kombëtaren shqiptare në ndeshjen kundër Islandës. Performanca e tij nuk zgjati shumë, prandaj mediat italiane nuk e kanë vlerësuar me notë. Megjithatë, duket se shqiptari do ta ketë të vështirë t’ia ndryshojë mendjen Ançelotit.

Ky i fundit është surprizuar nga paraqitjet e rivalit të Hysajt, Di Lorenco. “Është një surprizë e bukur për të gjithë. Nuk duhet t’ia shpjegosh shumë herë gjërat. I kupton menjëherë dhe më ka befasuar”, tha Ançeloti.

Related posts

KORONAVIRUSI IU PRISH PLANET/ Ndërlikohet rinovimi PSG-Mbappe, ja skenarët

Delo.autor

“IA KE FIK DRITAT…”/ Koment epik i Mavraj për fitoren e boksierit Krasniqit (VIDEO)

Delo.autor

Ruud van Nistelrooy: Ronaldon i meriton rekordet, goli ndaj Juventusit ishte i jashtëzakonshëm

Sadik.Autor

Leave a Comment