Futboll Seria A Sport

4 HUMBJE NË 6 NDESHJE/ Trajneri Giampaolo rrezikon largimin, ja alternativat e Milan për stolin

Trajneri i Milanit, Marko Xhampaolo është në një pozitë shumë të vështirë, në këto momente pas humbjes së djeshme nga Fiorentina me rezultatin 1-3.

Në gjashtë ndeshje, katër humbje dhe vendi i 16-të tregon shumë për pozitën që ndodhet skuadra dhe trajneri. Kështu që mediat italiane kanë nisur të aludojnë se Xhampaolo, nëse nuk fiton me Xhenoan mund të largohet, edhe pse Maldini ka thënë se tekniku nuk lëviz.

“Tuttomercato”, raporton se ish-sulmuesi i Milanit, Andrei Shevçenko është një alternativë për të marrë drtejtimin e skuadrës, duke parë se po bën një punë shumë të mirë me kombëtaren e Ukrainës.

Ndërkaq “Gazzeta Dello Sport”, raporton se në listën e Milanit në rast shkarkim të Xhampaolos, janë Rudi Garsia, Arsen Venger dhe Klaudio Ranieri.

Related posts

CHAMPIONS LEAGUE/ I mjaftojnë 10 minuta lojë, bomberi Lewandowski zhbllokon sfidën ndaj Lazio-s (VIDEO)

Delo.autor

Wilder: Dueli me Joshua do të ndodhë shumë shpejt

Sadik.Autor

NGA BARCELONA TEK MILAN/ Bota e futbollit shtanget me ndarjen nga jeta të Rejesit

Delo.autor

Leave a Comment