Futboll Sport

MUNGON VETËM ZYRTARIZIMI/ Douglas Costa arrin akordin me klubin e ri, ja ku do e vazhdojë karrierën…

Mungon vetëm zyrtarizimi, Dagllas Kosta do të vijojë karrierën në Brazil. 30-vjeçari, sezonin e fundit ishte i huazuar tek Bajerni i Mynihut nga italianët e Juventusit.

Pas eksperiencave të fundit jo fortë pozitive, Kosta mesa duket ka vendosur të rikthehet në Brazil, te skuadra e Gremios.

Sipas gazetarit italian, Romeo Agresi, akordi mes palëve është arritur, teksa zyrtarizimi pritet të ndodhë në 72 orët e ardhshme. 30-vjeçari ka pranuar një ulje të konsiderueshme të pagës, për t’iu bashkuar ish-klubit të tij, ku shkëlqeu në fillimet e veta.

Related posts

Rezultatet zhgënjyese/ “Tifozat Kuq e Zi” thumbojnë lojtarët: Duam djersë…(FOTO)

Isa.Autor

ALARM TEK KLUBI “ZIKALTËR”/ Inter tronditet nga dëmtimi i mbrojtësit kroat, në rrezik transaksioni

Delo.autor

CHAMPIONS/ Chelsea merr kerun e grupit me “POKER”, Werner është unik

Delo.autor

Leave a Comment