Futboll La Liga Sport

ZBULOHEN PRAPASKENAT PËR TRANSFERIMIN E DE JONG/ Flet menaxheri i yllit holandez: Në momentin e firmës së akordit, filloi të…

Frenkie de Jong u transferua nga Ajax-i te katalanasit për 75 milionë euro këtë verë dhe menaxheri i holandezit, Hasan Cetinkaya, ka zbuluar disa prapaskena në lidhje me operacionin.

Negociatat – “PSG, Manchester City dhe Juventus kanë bërë gjithçka ishte e mundur për ta bindur, por zgjedhja e tij e parë ishte Barcelona”, ka thënë Cetinkaya për Aftonbladet.

Firma – “Në momentin e nënshkrimit të kontratës, Pep Segura (ish-drejtori i përgjithshëm i Barçës) ka filluar të qajë. Ishin nën një presion shumë të madh për të mbyllur marrëveshjen”.

Festa – “Pas mbylljes së operacionit kemi shkuar të gjithë në një restorant të Barcelona-s, kemi pirë verën më të mirë spanjolle dhe kemi ngrënë një biftek fantastik”.

Related posts

LEGANES-REAL MADRID/ Zidane lë në stol Gareth Bale në këtë ndeshje (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

PARTIZANI LUAN SFIDËN HISTORIKE NË CHAMPIONS/ Shikoni tifozët specialë që i mbështesin në tribuna (VIDEO)

Delo.autor

“SITUATA E KRIJUAR NGA KORONAVIRUSI NUK NA KA BËRË MIRË”/ Orges Shehi: Ju tregoj dyshimet që kam për Kombëtaren

Delo.autor

Leave a Comment