Futboll Seria A Sport

GJITHMONË GATI PËR TË “RRËMBYER” LOJTARË/ Juventus mendon për blerjet me kosto zero, ja tre emrat që synon

Sezonet e fundit Juventusi ka qenë gjithmonë në gatishmëri për të rrëmbyer lojtarë, të cilët lihen të lirë nga klubi dhe mund t’i përfitoj me parametra zero. Mjafton të përmendim Ramsej dhe Rabiot, të cilët erdhën këtë verë, për të kuptuar filozofinë e blerjeve të bardhezinjve.

Siç raporton “Tuttosport”, gjatë merkatos së janarit dhe të verës tjetër, Juventusi ka piketuar disa lojtarë që do t’i tentojë.

Bëhet fjalë si fillim për Uillianin, të cilit i skadon kontrata në verën e ardhshme. Gjithashtu sytë e bardhezinjve janë nga tre lojtarët e Totenhemit, Vertongen, Eriksen dhe Alderveireld, të cilët do të largohen me kosto zero nga londinezët.

Padyshim që Juventusi do të ketë konkurrencë për të marrë shërbimet e këtyre lojtarëve, të cilët kërkohen gjithashtu nga Mançester Junajtid.

Related posts

“KUKËSI KA KONTAKTUAR ME MENAXHERIN TIM”/ Rrëfehet Nwabueze: Jam i shëndetshëm, si mund të…

Delo.autor

EUROPA LEAGUE/ Çdo gjë që duhet të dini për ndeshjet e fundit kualifikuese

Isa.Autor

FUNDI I NJË EPOKE/ Low largohet nga Gjermania, edhe Lineker “varros” shprehjen epike

Delo.autor

Leave a Comment