Futboll Kategoria Superiore Sport

“SELMAN STËRMASI” I TEJMBUSHUR NË DERBI/ Ja shifra që arkëtoi klubi i Tiranës

Të dielën luhej ndeshja e javës së gjashtë e kampionatit, jo e vlefshme për kompeticione europiane apo as një sfidë që vendos titullin kampion, por impianti në kryeqytet ishte i tejmbushur sipas të gjithë kapacitetit.

“Selman Stërmasi”, në bazë të shitjes totale të të gjitha biletave në derbi, ka shërbyer për bardheblutë që të arkëtojnë rreth 55 milionë lekë (të vjetër).

Çmimi i biletave për të ndjekur këtë ndeshje varionte nga 30 mijë lekë (të vjetër) dhe 25 mijë lekë (të vjetër) në tribunat qendrore, në pesë mijë lekë (të vjetër) sektorët e dy anekseve të tribunës qendrore. Më tej, ne sektorët e tribunës përballë, në të gjitha nënndarjet, çmimi për një biletë ka qenë katër mijë lekë (të vjetër).

Related posts

Tre emra të ri dhe një yll botëror, prurjet e Barcelonës për sezonin e ri

Sadik.Autor

“BOMBA” E MERKATOS/ Juventus për rekord me dyshen Dzeko-CR7

Delo.autor

OFENDOI PJESËTARIN E STAFIT TË “DJAJVE TË KUQ”/ Pioli kërkon falje: Më vjen keq për reagimin që kam patur, isha…

Delo.autor

Leave a Comment