Futboll Seria A

Lazio, Tare: Kemi marrëveshje me De Vrij

Drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare, ka konfirmuar se mes klubit nga kryeqyteti italian dhe Stefan de Vrij është arritur marrëveshje.

Qendërmbrojtësi pritet të nënshkruajë marrëveshje me Biancocelesët, por gjithmonë me një klauzolë të vogël e cila ia mundëson largimin kur dëshiron ai.

Me marrëveshjen aktuale kontrata holandezit i skadon më 30 qershor dhe ai është i lirë të negociojë me klube, por Tare ka qetësuar tifozët rreth kësaj.

“Preferoj mos të flas për këtë sonte, së shpejti do të dalim me një komunikatë rreth kësaj”.

“Ka marrëveshje komplete me lojtarin, por problemi qëndron me agjencinë e tij, por këto janë çështje burokratike”.

“Është një histori që nuk do të mbarojë kurrë, por ne do vendosim shumë shpejt”, ka thënë Tare për Mediaset Premium.

Ndeshja e ardhshme e Lazios është ndaj Napolit.

a

Related posts

DEKLARATA E BUJSHME/ Gazetari sportiv plas “bombën”: Vetëm tre klube të Superiores i paguajnë lojtarët rregullisht

Delo.autor

KAOS TOTAL/ “Nuk ka shans”: Kamza mbyll dyert e stadiumit për Kukësin

Isa.Autor

Carvajal dorëzohet: Duhet të luftojmë vetëm për Champions League

Q.Autor

Leave a Comment