Champions League Futboll Sport

REAL MADRID-BRUGGE/ Zidane synon të sigurojë fitoren e parë (FORMACIONET ZYRTARE)

Real Madridi dëshiron ta sigurojë fitoren e parë në edicionin e ri të Ligës së Kampionëve sonte në “Santiago Bernabeu”, në ndeshjen kundër Club Brugge, që nis sonte në orën 18:55.

Ndeshja mes Real Madridit dhe Club Brugge është e vlefshme për javën e dytë të Grupit A të edicionit të ri të Ligës së Kampionëve. Në xhiron e parë, Real Madridi pësoi disfatë 3:0 kundër Paris Saint-Germainit, ndërsa Brugge mori barazim pa gola kundër Galatasarayt.

Real Madridi vjen në këtë ndeshje me më shumë vetëbesim, për shkak të formës së mirë që e ka shfaqur në ndeshjet e fundit të La Ligës. Skuadra e Zidane është në pozitën e parë të La Ligës dhe së fundi mori barazim pa gola si mysafir kundër Atletico Madridit.

Problemet në repartin e mbrojtjes së fundi duket se janë përmirësuar, pasi që skuadra madrilene e ka mbajtur portën e paprekur në tri ndeshjet e fundit.

Në anën tjetër, Brugge nuk ka pësuar disfatë që 17 ndeshje, përfshirë këtu ndeshjet në kuadër të Ligës së Kampionëve, ligës vendore dhe turneut parasezonal. Ecuria e tyre u jep vetëbesim, mirëpo sfida që e kanë përpara vetes mund të rezultojë të jetë shumë e vështirë për ta.

 

Formacionet zyrtare të të dyja skuadrave:

Real Madrid:

Club Brugge:

Related posts

ARRIHET MARRËVESHJA/ Orges Shehi trajner i ri i Tiranës, pritet zyrtarizimi

Delo.autor

“AI ËSHTË NJË LOJTAR I MADH/ Trajneri Bielsa: Preferoj që më të mirët të luajnë kundër nesh sepse…

Delo.autor

“NUK JAM “DJALLI” PËR ICARDIN”/ Rrëfimi i gjatë i Wanda Narës: Ju tregoj prapaskenat me Conten, Marottën dhe Juventus

Delo.autor

Leave a Comment