Futboll Seria A Sport

ËSHTË NJË NDËR KANDIDATËT PËR STOLI NE MILAN/ Flet Shevchenk: E vërtetë që jam në Milano këto ditë, por…

Emri i tij ishte një nga të lakuarit kryesorë pas vënies seriozisht në dyshim të stolit të Xhampaolos, por Andri Shevçenko për momentin i mbyll derën Milanit.

Duke folur në një prononcim për “Gazzetta dello Sport”, ukrainasi thotë se kompania nuk e ka kontaktuar kurrë, dhe për momentin i gjithë angazhimi i tij është për kombëtaren e Ukrainës që ai drejton.

“E dashuroj Milanin, por klubi kurrë nuk më ka kontaktuar për postin e trajnerit, dhe për momentin nuk po mendoj për Mulanin. Jam trajneri i Ukrainës, dhe i gjithë angazhimi im është për vendin tim tani. Dua të shkoj në Europian me djemtë e mi. Besoj se Maldini dhe Boban janë një garanci e vërtetë për Milanin, që klubi të rikuperohet sa më shpejt. E vërtetë që jam në Milano këto ditë, por po shikoj djemtë e mi, veçanërisht Malinovskin te Atalanta, dhe pas ndeshjes së bergamaskëve në Champions do darkoj me miqtë e mi nga Milano. Por, darka do jetë vetëm sepse kemi miqësi me njëri-tjetrin, dhe takohemi sa herë jemi bashkë.” – deklaroi Sheva.

Related posts

PREMIER/ Liverpool mposht Palace dhe merr kreun, Southampton i Brojës ndal City-n. Fiton Arsenal

Delo.autor

JUVENTUS E BLEU 2 MILIONË EURO/ Kush është Bajrami, talenti në pronësi të “bardhezinjve” që i tha “po” Shqipërisë

Delo.autor

STATISTIKAT/ Pogba fenomenal, ylli francez vendos rekord historik në Premier League

Delo.autor

Leave a Comment