Futboll La Liga

Reali ‘lëviz’ në merkato, gati nënshkrimi me sulmuesin e Valencias

Sulmuesi i Valencias, Rafa Mir, ka arritur marrëveshjen me Real Madridin dhe do t’i bashkohet skuadrës nga kryeqyteti spanjoll në merkaton e janarit.

Kontrata e 20-vjeçarit me skuadrën B të Valencias skadon më 30 qershor të vitit të ardhshëm, por Real Madridi është i gatshëm të paguajë një shumë të vogël parash për t’u siguruar se do ta sjellë në Madrid atë gjatë merkatos së janarit.

Drejtori i Valencias, Mateu Alemany, e ka pranuar sot se mbase do t’i duhet ta negociojë një marrëveshje për talentin e ri gjatë janarit.

Nëse blerja e tij përfundimisht ndodh në janar, atëherë sulmuesi do t’i bashkohet skuadrës B të Realit, Real Madridit.

Related posts

Mbledhje urgjente te Vllaznia me Ademin, konfirmohet Gjoka

Sadik.Autor

LIGA E KOMBEVE/ Skuadra që fitoi EUROPIANIN më 1992 do të luajë me ekipin e FUTSALLËS

Isa.Autor

TËRBOHET VIDALI/ Mesfushori bën “GAFËN E VITIT”, për të fitohen 3 pikë edhe në…

Isa.Autor

Leave a Comment