Futboll Seria A

Dëmtimi i Contit, Milan i zgjat kontratën Calabrias

Mbrojtësi i djathtë, Davide Calabria, ka firmosur kontratën e re me Milanin deri në qershor 2022. Calabria, i cili ka firmosur kontratën e parë si profesionist në vitin 2016, kishte një marrëveshje me kuqezinjtë deri në vitin 2019, por klubi vendosi t’ia rinovojë edhe për tre sezonet e ardhshme.

21-vjeçari ka pasur shumë mundësi në këtë sezon për të luajtur, sidomos pas dëmtimit të Andrea Conti, që erdhi nga Atalanta, por nuk do të kthehet para fillimit të marsit, si pasojë e një dëmtimi në ligamentet e gjurit.

Marrëveshja me Calabria u zyrtarizua nga klubi i Milan dhe nga drejtuesit Massimiliano Mirabelli, gjatë ceremonisë për festën e Krishtlindjeve me lojtarët e moshave të klubit kuqezi, si për të treguar se secili prej tyre mund të realizojë ëndrrën duke shkuar te skuadra e parë.

Calabria ka luajtur si titullar në 6 ndeshje gjatë këtij kampionati dhe u aktivizua për 90 minuta në fitoren 3-0 ndaj Verona, që e kualifikoi Milanin për në çerekfinalet e Kupës së Italisë, ku do të ndeshet me Interin.

Related posts

E PAPRITUR/ Del jashtë Aguero dhe futet Manaj. Barcelona surprizon para miqësores me Juventus

Delo.autor

KATALAN BESNIK/ MESSI refuzoi MEGA OFERTËN e Man City për trefishimin e pagës

Isa.Autor

PROVOKOJNË PARA NDESHJES/ Serbët “harrojnë” flamurin shqiptar në stadiumin e Leskovacit

F.autor

Leave a Comment