Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

SFIDA KUALIFIKUESE NDAJ TURQISË/ Edy Reja pa alibi, disa lojtarë po kalojnë formë fantastike

Shqipëria u kualifikua në Europian gjatë 2016-ës, në një edicion kur futbollistët dhanë më shumë se maksimumi me Kombëtaren, ndërsa me ekipet e tyre kanë pasur jo pak probleme.

Asokohe, por edhe së fundmi, diskutimi kryesor ishte që në ekipin tonë përfaqësues lojtarët titullarë të saj apo ata që grumbulloheshin vazhdimisht, nuk kishin minuta, nuk kishin statistika pozitive dhe nuk po kalonin formën më të mirë të mundshme me skuadrat.

Mirëpo, së fundmi duket se kjo alibi ka rënë. Për trajnerin Reja, ka një kontigjent më se të mjaftueshëm futbollistësh që po kalojnë një formë mjaft të mirë. Dy portierët Berisha dhe Strakosha po dominojnë në Serinë A, ndërsa të tjerë lojtarë, si Gjimshiti, Marash Kumbulla apo Ledian Memushaj, po tregojnë një formë të shkëlqyer në Itali, me këtë të fundit në Serinë B.

Si të mos mjaftojnë vetëm këto, Keidi Bare, Rei Manaj dhe Armando Sadiku po marrin elozhe vazhdimisht në Spanjë për paraqitjet me skuadrat e tyre. Sokol Cikalleshi është shndërruar në bishë të vërtetë me gola radhazi prej gjahtari ndeshjesh, ndërkohë që Bekim Balaj është në formë me golat për Shturm Gracin. Endri Çekiçi, gjithashtu, në formë në Slloveni. Këta edhe shumë të tjerë prej kuqezinjve janë në superformë.

Reja Kombetarja

Related posts

VDEKJA E KOBE BRYANT/ Ceremonia e lamtumirës së legjendës të NBA me bileta, të ardhurat për bamirësi

Delo.autor

ËSHTË ZYRTARE/ Ish-lojtari i Milanit arrin akordin me klubin turk… (FOTO)

Delo.autor

BARAZIM I BARDHË/ Cutrone gabon në fund, Torino ndal Milanin në “San Siro” (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment