Futboll La Liga Sport

RAKITIC I MËNJANUAR/ Gruaja e mesfushorit ‘shpërthen’ kundër Barcelonës

Ivan Rakitic kishte mundësinë të transferohej te PSG një vit më parë, por zgjodhi të qëndronte te Barcelona.

Trajneri Ernesto Valverde e konsideronte pjesë të rëndësishme të ekipit, kurse tani gjërat kanë ndryshuar dhe kroati po luan shumë pak.

Së fundmi në mbrojtje të tij ka dalë bashkëshortja, Raquel Mauri. Ajo ka gjuajtur rastin, kur gazetari Manu Carreno i Cadena SER, ka publikuar një artikull me titullin: “Ju nuk mund ta keqtrajtoni më këtë lojtar”. Mauri ka bërë më pas një postim në llogarinë e saj në “Instagram” .

“Edhe ti nuk dorëzohesh, je një shembull i këmbënguljes, mençurisë dhe profesionalizmit. Për të gjitha këto të dua. Je i mrekullueshëm dhe askush nuk mund ta ndryshojë këtë”, shkruan bashkëshortja e Rakitic.

 

Related posts

EUROPA LEAGUE/ Tottenham kualifikohet me përmbysje, Lokomitv e mbyll me 9 lojtarë

Delo.autor

Ish-trajneri i Kombëtares: Ka ardhur koha, nuk duhet të promovojmë më lojtarët e Kosovës

Sadik.Autor

Anglezët ndalohen të stërviten me topin e Kupës së Botës

Sadik.Autor

Leave a Comment