Futboll La Liga Sport

RIKTHEHET TEK FITORJA NË KAMPIONAT/ “Los Blancos” fiton me “POKER” ndaj Granadës

Real Madrid është kthyer te fitorja dhe ka harruar barazimin 2-2 zhgënjyes të marrë në Champions League kundër Club Brugge në shtëpi dhe është kthyer te fitorja.

Skuadra e Zidane, në fakt, ka mundur me rezultatin 4-2 skuadrën e Granada-s në javën e tetë të kampionatit spanjoll. Ka nisur gjithçka mirë për madrilenët, të cilët kanë kaluar në avantazh pas 2 minutash loje me Benzema.

Në fundin e pjesës së parë ka ardhur edhe goli i dytë i vendasve dhe i pari për Eden Hazard me fanellën e Los Blancos. Belgu ka qenë protagonist edhe në pjesën e dytë me asistin e dhënë për golin spektakolar të Modric në minutën e 61-të.

Kur mendohej se ndeshja ishte mbyllur, Granada ka trembur  madrilenët mke dy gola të shpejtë të shënuar nga Machis me penallti në të 69-ën dhe nga Duarte në të 78-ën.

Gjithsesi, Real ka arritur të sigurojë tri pikët me golin e shënuar nga Rodriguez në minutën e 92-të. Kjo fitore e ka ndihmuar ekipin e Zidane të ngjitet në  vendin e parë të renditje me 15 pikë, vetëm një më shumë se Granada, surpriza e këtij sezoni në La Liga.

Related posts

SITUATA E ISCOS KRITIKE TEK REAL MADRID/ Zidane merr vendim për “fantazistin” spanjoll

Delo.autor

E PABESUESHME NË BOKS/ “THYHET” britaniku Joshua, obezi meksikan e HEDH në TAPET (VIDEO)

Delo.autor

GOL NË FRYMËN E FUNDIT NË KUALIFIKUESE/ Shqipëria U-21 i merr një barazim dramatik Turqisë

Delo.autor

Leave a Comment