Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Po luhet ndeshja Partizani-Teuta. Starton pjesa e dytë

Po luhet në “Selman Stërasi” supersfida mes Partizanit dhe Teutës e vlefshme për javë 7-të të Kategorisë Superiore. Kjo përballje do të luhet pa tifozë, për shkak të dënimit me 2 ndeshje të të kuqve në derbin ndaj Tiranës.

Skuadra e Lerdës vjen në këtë përballje me moralin e lartë, pas triumfin 1-2 ndaj bardhebluve, ndërkohë që durrsakët e Bledi Shkëmbit do të kërkojnë të surprizojnë.

Për sa i përket formacioneve, italiani ka preferuar vetëm 1 ndryshim nga ndeshja e fundit. Është ulur në stol Bitri, vendin e tij e ka zënë Boldor. Ndërkohë që tek Teuta, ndryshimet janë të shumta. Shkëmbi ka preferuar nga minuta e parë 2 sulmues të mirfilltë, Khalid dhe Nikaç.

LIVE | PARTIZANI-TEUTA 1-1

Trashi 45+3′ / Avdyli 38′

KOMENTI LIVE: 

49′ Partizani e nis në sulm pjesën e dytë, Solomon provon me kokë, por gjuajtja e sulmuesit shkon jashtë kuadratit!

46′ Starton pjesa e dytë. Teuta kryen zëvendësimin e parë, largohet nga fusha, Lorenco Vila, vendin e tij e zë Beqja.

Related posts

PIKANTET E FLAMURTARI-VLLAZNIA/ Brdariç udhëzon në shqip, interes nga tifozët

Delo.autor

PAS FITORES ME PËRMBYSJE NDAJ VENEZIAN/ Allegri: Duhen përmirësuar shumë gjëra, kemi disa lojtarë që…

Delo.autor

ELIMINIMI NGA CHAMPIONS LEAGUE/ Pirlo merr “Tapiro D’Oro”: Për mua ai ka notën 7 gjithmonë, e ardhmja ime…

Delo.autor

Leave a Comment