Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Po luhet ndeshja Kukësi-Vllaznia. Rezultati 0-1

Kukësi dhe Vllaznia luajnë mes tyre sfidën e fundit të javës së shtatë në Kategorinë Superiore.

Në stadiumin “Elbasan Arena”, kuksianët presin ekipin e Jonuz, teksa vetëm një javë më parë u mundën nga Teuta, dhe ekipi i Duros kërkon të rikthehet menjëherë te fitorja.Nga ana tjetër, shkodranët janë vetëm 1 pikë larg verilindorëve, dhe fitorja javën e kaluar ndaj Skënderbeut me goleadë, ka ngritur moralin në kampin kuqeblu.

Kujtojmë që përballja e fundit me këtyre 2 skuadrave daton më 18 maj të vitit 2018, ku shkodranët triumfuan në shtëpi me rezultatin 2-1.

 

LIVE | Kukësi-Vllaznia 0-1

GOLAT:  / Hygor 8′

 

KOMENTI LIVE: 

20’ Nis shpejt Kukësi këndoren, por pjesa prapa e Vllaznisë është e ngjeshur, dhe ekipi i Jonuz e merr sërish topin.

19’ Goditjen e dënimit e merr përsipër Limaj, topi devijohet dhe shkon në goditje këndi.

18’ Ndërhyrje e Hygor ndaj Rrocës, ndalet loja për faull në favor të verilindorëve.

14’ Sherri nxjerr për pak sekonda topin jashtë vijave, sepse ka probleme për Malotën. Gjithsesi, janë lotjarët e Kukësit që kthejnë sërish topin.

10’ Provon të reagojë Kukësi, Shkurtaj godet nga jashtë zone, por e lehtë goditja për Sherrin.

8’ GOOOOOOL VLLAZNIA 0-1/ Gol fantastik nga Hygor. Me një goditje me të majtën nga jashtë zone, topi i braziliani shkon drejt e në cepin e majtë të portës së Xhikës.

8’ Top i gjatë në zonën e Sherrit, gardiani shkodran sërish në pozicion.

6’ Kitanovski hedh një top të gjatë për Shkurtajn, por del Sherri dhe kontrollon

4’ Gligorov në fundoren e djathtë hedh një top në qendër të zonës, por nuk gjendet askush për të goditur. Sërish shkodranët me topin në zotërim, dhe pas një harkimi topi shkon te Gligorov, që godet por Kotobelli ndal me këmbë.

1′ Ka startuar sfida në “Elbasan Arena”.

Related posts

RAMADANI TAKIM ME MALDININ DHE MASARAN/ Milan interesohet për dy sulmuesit ballkanas…

Delo.autor

SHKARKIMI I MOURINHOS/ Zbulohet trajneri i përkohshëm që do të mbyllë sezonin…

Isa.Autor

RUSI 2018/ Botërori me përjashtime të bujshme

Sadik.Autor

Leave a Comment