Futboll Seria A Sport

FORMACIONET ZYRTARE/ Të dyja skuadrat futen në fushë për fitore (FORMACIONET ZYRTARE)

Në orën 20:45, do të startojë derbi i shumëpritur i Interit me Juventusit, që do të luhet në “San Siro”.

Të dyja skuadrat futen në fushën e lojës, vetëm me një qëllim, fitoren. Ky derbi pritet me një interes të madh për vet faktin se Interi po kalon një formë të shkëlqyer, ku në gjashtë ndeshje ka po aq fitore, me Konten në stol.

Nga ana tjetër Juventusi ka 16 pikë, 2 më pak se zikaltrit, të cilët duan sot, një trepikësh ta çojnë diferencën në pesë.

Konte ka zgjedhur ta nisë ndeshjen me Lukakun dhe Lautaron në sulm, ndërsa Sarri çudit disi pasi ka lënë jashtë Higuainin dhe ka zgjedhur të nisë Dibala.

Formacionet zyrtare:

Inter: Handanoviç, Godin, De Vraj, Shkrinjar, D’Ambrozio, Barela, Brozoviç, Sensi, Asamoah, Lautaro, Lukaku. Trajner: Antonio Konte.

Juventus: Shezni, Kuadrado, De Ligt, Bonuçi, Aleks Sandro, Matuidi, Pjaniç, Kedira, Bernadeski, Dibala, Ronaldo. Trajner: Mauricio Sarri

Related posts

NGA ZERO NË HERO/ Njihuni me misioni i Sarrit për të “shpëtuar” Moratën

Isa.Autor

KROACI-SPANJË/ Zbulohet prapaskena, goli i Sarabia-s erdhi për faj të këpucëve të Rebic (VIDEO)

Delo.autor

JEP LAJMIN E KEQ PËR REAL MADRID/ Al-Khelaifi i bindur: Jam 200 për qind i sigurt se Mbappe…

Delo.autor

Leave a Comment