Futboll Premier League Sport

Gushti i mallkuar për Kane, por Tottenham e nis me ”kokën lart” kampionatin (VIDEO)

Totenham ka marrë tri pikët e para të sezonit të ri të Premier League, duke mundur 2-1 Newcastle në fushën e kësaj të fundit. Dy gola me kokë nga Jan Vertonghen dhe Dele Alli të shënuar që në pjesën e parë i kanë mjaftuar skuadrës së Maurizio Pochettinos që të sigurojë fitoren e parë. Për vendasit Joselu arriti të shënonte golin e barazimit të përkohëshëm, por pavarësisht presionit në rritje me kalimin e minutave, rezultati i fiksuar që në 45 minutat e para nuk ndryshoi.

Kjo ishte hera e katërt që prej krijimit të Premier League që Newcastle dhe Tottenham luanin kundër njëri-tjetrit ndeshjen e parë të sezonit. Në përballjen e vitit 1993 Spurs fituan me një gol të Teddy Sheringham ndërsa veriorvë iu desëhn 19 vjet për të marë hak duke fituar takimin e vitit 2012 falë golave të Demba Ba dhe Hatem Ben Arfa. Edhe vitin e kaluar kjo ishte ndeshja e parë e sezonit për të ty skuadrat, e mbyllur në barazim 1-1.

Këtë vit, londinezët gjetën golin e parë pas vetëm 8 minutave, kur Vertonghen shënoi me kokë nga fare pranë portës pas një goditje dënimi të Erikssen. Topi u duk se u prit nga portieri vendas Dubravka por teknologjia tregoi se e kishte kaluar vijën fatale.

Po me kokë u shënua edhe goli i barazimit tre minuta më vonë kur Joselu u la çuditërisht i vetëm në zonën e Spurs për të dërguar topin në rrjetë pas një krosimi shumë të bukur të Ritchie. Shtatë minuta më pas ishte Dele Alli që riktheu epërsinë për miqtë kur kaloi gjithë mbrojtjen e Newcastle për të shtyrë me kokë në rrjetë topin e krosuar nga Aurier.

Debutim i thatë për golashënuesin më të mirë të Botërorit Harry Kane, i cili vazhdon ta ketë të mallkuar gushtin, pasi nuk ka shënuar kurrë në këtë muaj në Premier League, edhe pse ka luajtur 13 ndeshje, 898 minuta dhe ka realizuar 44 gjuajtje.

Related posts

KUALIFIKUESET E BOTËRORIT/ Edy Reja i uritur, trajneri karikon Kombëtaren: Pres një seri fitoresh

Delo.autor

LIVE/ Kukësi-Tirana: Dy mundësi të arta për Kukësin. Abibi ndal Rexhinaldon, Shkurtajn bën më të vështirën (VIDEO)

Delo.autor

NGA LARGIMI I BROJËS TEK DËMTIMI I GJASULËS/ Reja “pa doreza”: Ja çfarë duhet të bëjmë…

Delo.autor

Leave a Comment