Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

U LA JASHTË LISTËS SË KOMBËTARES/ Myrto Uzuni shënon në Kroaci, shikoni si feston shqiptari (VIDEO)

Myrto Uzuni sërish protagonist në Kroaci. Sulmuesi shqiptar, ka shënuar ditën e sotme në takimin që Lokomotiva e Zagrebit luan në transfertë ndaj Rijekës.

Vendasit patën kaluar në avantazh në minutat shtesë së pjesës së parë, por sapo nisi e dyta, Lokomotiva gjeti golin e barazimit.

Uzuni gjeti një hapësirë duke i shpëtuar mbrojtjes, dhe doli i vetëm me portierin kundërshtar. Beratasi, goditi saktë me të djathtën dhe barazoi shifrat e takimit në minutën e 49-të.

Ndërkohë, ai festoi edhe me shenjën e telefonit, ndoshta duke bërë thirrje një për ftesë që nuk i erdhi nga Kombëtarja në ndeshjet e tetorit. Uzuni u la në listën e pritjes nga trajneri Reja, që do të jetë i gatshëm për çdo rast për Kombëtaren.

 

Related posts

Dëmtimi i Koscielny/ Ja sa gjatë do të mungojë mbrojtësi francez

Sadik.Autor

STOLI I SOLARIT ËSHTË DUKE U DRIDHUR/ Murinjo BËN gati VALIXHET për në Madrid

F.autor

Kvitova fiton turneun Masters të Madridit, mund 2-1 në finale Kiki Bertens

Sadik.Autor

Leave a Comment