Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

U LA JASHTË LISTËS SË KOMBËTARES/ Myrto Uzuni shënon në Kroaci, shikoni si feston shqiptari (VIDEO)

Myrto Uzuni sërish protagonist në Kroaci. Sulmuesi shqiptar, ka shënuar ditën e sotme në takimin që Lokomotiva e Zagrebit luan në transfertë ndaj Rijekës.

Vendasit patën kaluar në avantazh në minutat shtesë së pjesës së parë, por sapo nisi e dyta, Lokomotiva gjeti golin e barazimit.

Uzuni gjeti një hapësirë duke i shpëtuar mbrojtjes, dhe doli i vetëm me portierin kundërshtar. Beratasi, goditi saktë me të djathtën dhe barazoi shifrat e takimit në minutën e 49-të.

Ndërkohë, ai festoi edhe me shenjën e telefonit, ndoshta duke bërë thirrje një për ftesë që nuk i erdhi nga Kombëtarja në ndeshjet e tetorit. Uzuni u la në listën e pritjes nga trajneri Reja, që do të jetë i gatshëm për çdo rast për Kombëtaren.

 

Related posts

MOTO GP/ Quartararo befason Marquez dhe Vinales në tentativën e fundit

Delo.autor

“Lojtari më i mirë i vitit”/ MESSI jashtë listës, ja 3 kandidatët zyrtarë të UEFA-s (FOTO)

Isa.Autor

BARCELONA-LYON/ “Katalanasit” të udhëhequr nga “Pleshti” në këtë ndeshje (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment