Futboll La Liga Sport

BARCELONA TRIUMFON ME “POKER”/ Suarez e Messi dhurojnë gola spektakolarë (VIDEO)

Barcelona arriti një tjetër fitore me vlera La Liga, teksa në shtëpi mposhti pastër me rezultatin 4-0 Sevijën.

Në “Camp Nou”, takimi nuk pat shumë histori, teksa që në pjesën e parë, u shënuan tre gola. Luis Suarez zhbllokoi shifrat, teksa në minutën e 27-të shënoi një gol me roveshatë nga brenda zone, duke realizuar një gol spektakolar.

Vetëm 5 minuta më vonë, ishte Vidal që i shpëtoi mbrojtjes mike,dhe shtyu topin në rrjetë për golin e dytë.

Në të 35-tën, ishte radha e Ousman Dembele të shënojë edhe të tretin. Rikthehet te goli edhe Leo Mesi. Argjentinasi shënoi të katërtin për Barçën, teksa në minutën e 78-të, realizoi mrekullisht direkt nga goditja e dënimit.

Sfida u mbyll edhe me dy kartonë të kuq për katalanasit. Në minutën e 88-të, Dembele dhe Araujo u ndëshkuan me karton të kuq. Në fund, Barcelona mori fitoren dhe e sheh veten me 16 pikë në klasifikim, vetëm 2 pikë poshtë Realit.

Related posts

“U SHOKOVA”/ Shoferi nxjerr BLLOF ish-gruan e SHQIPTARIT që denoncoi CR7 për PËRDHUNIM

Isa.Autor

KËRKON PËRFORCIME NË EKIP/ Është lojtari kyç i mesfushës së Milan, Guardiola interesohet për talentin…

Delo.autor

LIVE/ Po luhet ndeshja Liverpool-Norwich. Rezultati 4-0

Delo.autor

Leave a Comment