Futboll La Liga Sport

MAHNITI TË GJITHË KUNDËR GRANADËS/ Hazard zgjohet pas golit të parë me fanellën madrilene

Madridi po e priste me padurim yllin e tij dhe ai shkëlqeu kundër Granadës. Eden Hazard gjeti golin e parë me fanellën e Realit, ashtu siç ai di të shënojë, me një gol mahnitës dhe spektakolar. Të tjerët e kishin kritikuar, por edhe ai vetë ishte autokritik, duke thënë se priste më shumë në këtë fillim sezoni.

Tani që e gjeti rrugën e rrjetës, Zinedin Zidan shpreson që Hazard ta marrë për dore ekipin në momentet e vështira dhe ta udhëheqë jo vetëm në kampionat, por edhe në Ligën e Kampioneve. Hazard ka folur vetë për situatën dhe thotë se gjatë kësaj kohe ka dëgjuar shumë gjëra, por ai ka vendosur të qëndrojë i heshtur.

GOLI – “Goli i parë është gjithmonë i vështirë, por pastaj gjen besim dhe të jep forcë për të ardhmen. Shpresoj që të shënoj sa më shumë gola në të ardhmen për këtë klub të madh. Është shumë e rëndësishme që një sulmues të shënojë. Kërkova që të shënoja në mënyrë speciale dhe ishte gol interesant. Jam i lumtur për veten, por mbi të gjitha për ndeshjen që bëri e gjithë skuadra. Duhet të ishim më të përqendruar, por në fund fituam dhe kjo ka më shumë rëndësi nga gjithçka tjetër”.

KRITIKAT – “Njerëzit vetëm kanë folur gjatë kësaj kohe dhe unë kam qëndruar i heshtur dhe kam dëgjuar. Por e rëndësishme ishte që shënova dhe kjo vlen më shumë se gjithçka. Shpresoj që të jetë thjesht goli i parë i shumë të tjerëve që do të vijnë në të ardhmen”.

GRANADA – “Është një skuadër shumë e fortë, për këtë fakt janë të dytët në kampionat. Ne dhamë gjithçka në fushën e lojës, por ka gjithmonë vend për t’u përmirësuar”.

Related posts

ËSHTË “OBJEKTIVI” I MILIANIT/ “Djajtë e Kuq” futen në garë për lojtarin e Juventus…

Delo.autor

Kush skarcohet dhe kush mbijeton; ja kombëtarja braziliane e së ardhmes

Isa.Autor

U ARRESTUA PASI THEU KARANTINËN ME NJË MODELE/ Talenti i Chelsea-s i rikthehet stërvitjes

Delo.autor

Leave a Comment