Futboll Gossip Sport

XHAXHA PËR HERË TË PARË/ Taulant Xhaka thotë fjalët më të ëmbla për vajzën e Granitit (FOTO)

Ditën e sotme, futbollisti shqiptar Granit Xhaka dhe e shoqja e tij Leonita, u bënë prindër për herë të parë me një vajzë. Graniti publikoi një foto në profilin e tij të Instagramit, ku shiheshin duart e tij, të Leonitës dhe të foshnjës së porsalindur. “Mirë se erdhe në jetë princesha jonë e vogël. Mami dhe babi të duan shumë”, shkruante ai.

Lajmi i ardhjes së vogëlushes në jetë i ka lumturuar pafund të gjithë, mes tyre dhe vëllain e Granitit, Taulantin, i cili është bërë xhaxha për herë të parë. Ai ka publikuar në Instastory foton që më parë u postua nga Graniti, dhe krahas saj ka shprehur gjithë lumturinë që ndjen për këtë moment kaq të gëzueshëm.

“Nuk e di as vetë si t’ja uroj mirëseardhjen këtij bebi në këtë botë, kësaj mrekullie të pastër që është padyshim gëzimi më i madh i prindërve të vet dhe i gjithë ne familjarëve. Emocion shumë i madh kush e ka provuar besoj që më kupton. Qenka ndjesia më e bukur, jam shumë i lumtur. Një mbesë e vogël na ka zbukuruar jetën. Xhaxhi Tuk të uron shëndet dhe të gjitha të mirat në jetë, do të jem këtu për ty sa herë që të kesh nevojë, të dua bebi”, ka shkruar Taulanti.

Në një tjetër postim Taulanti është shprehur i sigurt se vëllai i tij do të jetë një prind i shkëlqyer që do e mbushë vogëlushen me dashuri. Ndërsa përsa i përket Leonitës, ai e ka konsideruar jo vetëm si nusja e të vëllait, por motër.

Related posts

VIDEO/ Aubameyang shënon në debutim, por shihni çfarë supergoli

Q.Autor

“TË ZGJODHA 18 VITE MË PARË DHE DO TË ZGJIDHJA SËRISH”/ Luis Suarez dedikim emocionues bashkëshortes: Të dua me gjithë shpirt

Delo.autor

NGA DHUNA NË STËRVITJE TEK GJESTI I PISTOLETËS/ I vetmi futbollist, që i ka bërë “ballë” Ibrahimovic (EMRI)

Delo.autor

Leave a Comment