Futboll Sport

ROMA OPSION I MIRË/ Agjenti i Hysaj: Do të largohet me parametra zero

Agjenti i Elseid Hysaj ka konfirmuar se mbrojtësi i djathtë do të lërë Napolin dhe ka thënë se Roma do të ishte “zgjidhje e mirëseardhur”.

Hysaj ka dështuar këtë edicion në Napoli, Kevin Malcuit dhe blerja e re Giovanni Di Lorenzo po luajnë para mbrojtësit të Kombëtares shqiptare.

Kështu, Mario Giuffredi e bëri të qartë se ky mund të jetë sezoni i fundit i Hysaj në San Paolo.

Përveç kësaj, klubi që do ta angazhojë Hysajn në radhët e saj, s’do të paguajë asnjë cent pasi Giuffredi thotë se vitin e ardhshëm shqiptarit do t’i skadojë kontrata dhe do të jetë lojtar i lirë.

“Elseid ka vërtetuar se mund të jetë lojtarë i rëndësishëm për të dy krahët (mbrojtës i majtë, i djathtë”, tha Giuffredi për Radio Punto Nuovo.

“Ancelotti më tha se do të ishte i lumtur nëse qëndron sepse ai do t’i jepte garanci skuadrës”.

“Ai qëndroi sepse për fat të keq ne nuk ishim në gjendje të mbyllnim negociatat. Sidoqoftë, ishte një gjë e keqe sepse trajneri nuk e merr në konsideratë atë”, tha

25-vjeçari ishte afër transferimit në Romë verën e kaluar, por duket se diçka e tillë ende mund të ndodhë.

“Roma ka qenë zgjidhje e mirëpritur për lojtarin, nëse jo zgjedhja e parë. Kontrata e tij skadon vitin e ardhshëm. Napoli mund ta humbasë atë për asgjë dhe do të ishte për të ardhur keq sepse kemi marrëdhënie të shkëlqyera”.

“Nuk do të rinovojmë kontratën, nuk ka kushte dhe si ne ashtu edhe Napoli janë të vetëdijshëm për këtë”.

“mendoj se është koha për të që të bëjë ndryshim pas katër viteve e gjysmë. Nuk ka nevojë më për asnjë diskutim, të gjithë jemi pajtuar”.

Related posts

SUPER BARCELONA/ MESSI dhuron spektakël dhe asiston, Pique dyfishon shifrat

Isa.Autor

SKËNDERBEU NIS GODITJET NË MERKATO/ Korçarët “pikëtojnë” dy futbollistë të Tiranës dhe një të “Demave”, ja emrat

Delo.autor

Trajnerin e TIRANËS e kënaq fitorja: Ja pse lashë jashtë këta futbollistë… Karabeci? Është gjithmonë…

Isa.Autor

Leave a Comment