Futboll Sport

FOTOLAJM/ Zbulohet çfarë i ka bërë Wanda Icardit gjatë pushimeve

Nga Argjentina mbërrin një kuriozitet në lidhje me çiftin Icardi-wanda ndodhur një vit më parë, kur të dy nuk ishin ende të martuar dhe që po i kalonin pushimet në një jaht.

Historinë simpatike e ka zbuluar gazetari argjentinas, Angel de Brito, i cili shpjegon se si Ëanda Nara ishte fort mirë e vetëdijshme se shumë femra të bukura po mundoheshin t’i afroheshin Mauritos së saj.

Gjithashtu, ajo ishte në dijeni për një telefon celular të dytë të cilin po e mbante sulmuesi, i cili të parin e përdorte për punë dhe të dytin për privatësi.

Pikërisht telefoni i dytë në atë dytë relaksi në një jaht, u bë mollë sherri për të dy.

Wanda e kishte vërejtur se Icardit i kishte arritur një mesazh aspak i pëlqyeshëm, sa që ajo kishte reaguar aq ashpër sa që e kishte hedhur telefonin në det.

Një rast të cilin çifti e kishte kaluar menjëherë, por që e kishte shfaqur karakterin e zjarrtë të gruas dhe menaxheres së sulmuesit të Interit.

Related posts

Baggio: Roma dhe Lazio e meritojnë Champions-in më shumë se Inter

Sadik.Autor

“KJO ITALI E MADHË MË KA BËRË PËR TË QARË”/ Capello: Shpirtin e këtij grupi e ka krijuar Mancini

Delo.autor

Futbollisti i Inter: Unë jam mbrojtësi më i mirë në Serie A

Sadik.Autor

Leave a Comment